BOTA

Befasi në Grenlandë, fiton partia me “qasje të butë për pavarësi”

Pas më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, partia opozitare e qendrës së djathtë (Demokraatit) në Grenlandë, po prin në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e territorit autonom të Mbretërisë së Danimarkës, në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron që ta marrë nën kontroll ishullin, raporton BBC.

Ky po konsiderohet rezultat shokues, pasi kjo parti u trefishua në numër.

Sipas rezultateve preliminare, partia e parë ka fituar afërsisht 30 për qind të votave. Kjo parti synon qasje më graduale për pavarësi nga Danimarka.

Partia e dytë, Naleraq, doli e dyta me 25%. Kjo parti synon pavarësi të menjëhershme nga Danimarka dhe lidhje më të afërta me SHBA-në.

Kurse partia e kryeministrit aktual (Inuit Ataqatigiit) doli e treta me mbi 21% të votave. Edhe kjo parti është pro-pavarësisë.

Asnjëra prej partive s’do ta ketë shumicën në parlamentin me 31 ulëse dhe duhet koalicion.

Siç ka shkruar “The Guardian”, ky është rezultat befasues.

“Demokratët janë të hapur për bisedime me të gjitha partitë dhe kërkojnë unitet. Sidomos me atë që po ndodh aktualisht në botë”, ka thënë lideri 33-vjeçar Jens-Frederik Nielsen që ka thënë se është i befasuar me fitoren.

Demokratët dhe Naleraqi preferojnë pavarësi nga Danimarka, por dallojnë në qasje. Naleraqi është më agresive në përpjekjet për pavarësi, ndërsa Demokratët kanë favorizuar hapa më të moderuar.

Grenlanda – është ishulli më i madh në botë, ndodhet midis Oqeanit Atlantik dhe Arktikut – dhe kontrollohet nga Danimarka për pothuajse 300 vjet.

Politikat e brendshme janë kompetencë ekskluzive e qeverisë së vendit, ndërkaq politika e jashtme dhe politika e mbrojtjes vendosen nga Kopenhaga zyrtare.

Mbi 44,000 grenlandezë nga 57,000 sa janë gjithsej, kanë të drejtë vote për të zgjedhur deri në 31 deputetë, si dhe qeverinë lokale.

Pozicioni strategjik i Grenlandës dhe burimet e mineraleve të rralla e kanë kapur syrin e presidentit Trump. Ai e shpalosi idenë për blerjen e Grenlandës gjatë mandatit të tij të parë si president në vitin 2019.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ripërsëriti qëllimet për ta kontrolluar ishullin.

“Neve na duhet Grenlanda për sigurinë kombëtare. Në një mënyrë ose një tjetër ne do ta marrim”, ka thënë Trumpi në një adresim para Kongresit javën e kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago