Koalicioni NISMA-AKR-PD para mijëra simpatizantëve ka hapur fushaten zyrtare për zgjedhjet e 6 tetorit.
Në sallen e stermbushur me njerëz, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Fatmir Limaj, ka thënë se NISMA-AKR-PD do të jenë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Limaj ka thënë se Kosova ka nevoje më shumë se kurrë me parë për njerëz të dëshmuar të cilët kanë sakrifikuar jetën dhe familjet e tyre për t’i sherbyer vendit. “Ofërta jonë është më e mira që garanton dhe siguron të ardhme për të ndertuar familje të shendoshe e për t’i sherbyer Kosovës.
Kosova duhet të qeveriset nga njerëzit kompetent dhe njerëzit e sprovuar. Ne therrasim të gjithë të bashkohen për Shtetin.Së bashku për shtetin dhe të bashkohemi për fitoren e 6 tetorit”, ka thënë Limaj në hapjen e fushats zyrtare.
Më tutje, ai ka thënë se ky koalicion do të jetë zëdhënës i punëtorit, nënave dhe pensionerve duke u zotuar se nën qeverisjen e tij vendin do ta bëjë me sigurime shendetesore dhe me shtesa për fëmije.