Prokuroria Speciale ka njoftuar se një person me inicialet E.H., i ka kërkuar 850 mijë euro Behgjet Pacollit duke i thënë se në këtë mënyrë mund ta shpëtojë atë nga Gjykata Speciale. Pacolli nuk i ka dhënë paratë. E ka lajmëruar policinë.
Një person që prokuroria speciale i referohet me inicialet E.H., ia ka kërkuar Behgjet Pacollit 850 mijë euro duke i thënë se nëse nuk e paguan këtë shumë, atëherë ai do të gjykohet nga Gjykata Speciale, njofton Insajderi.
E.H-ja paratë i kishte kërkuar nga muaji qershor i vitit 2019 e deri më 10.03.2020, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Ai iu kishte prezantuar Pacollit rrejshëm si bashkëpunëtor dhe person me ndikim te prokurorët e specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë, ashtu që do të prezantojë provat në rastet e imagjinuara ndaj tij dhe fillimisht i kërkon shumën e të hollave prej 850.000.00 euro, pastaj shumën prej 360.000.00 Euro dhe së fundmi 190.000.00 euro.
Po ashtu, sipas prokurorisë, i pandehuri E.H., i ka dërguar edhe vajzës Pacollit mesazh me përmbajtje “Babai yt është në rrezik dhe ti mundesh me evitua situatën“.
Pacolli më pas e kishte lajmëruar rastin në polici.
Policia me 10.03.2020, e ka arrestuar të pandehurin dhe E.H është arrestuar.