POLITIKE

Serbia e gatshme të sakrifikojë BE për Kosovën, Vuçiç: Do të mbrojmë interesat e shtetit, cilado qoftë kostoja

Gjatë takimit në Beograd me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov Presidenti Aleksandar Vuçiç theksoi se ai do të refuzojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse Beogradi nuk merr lëshime në këmbim të njohjes së Kosovës dhe heqjen e përpjekjeve për ta ndaluar të bashkohet me Kombet e Bashkuara.

Vuçiç tha se asnjë zgjidhje e marrëdhënieve të ardhshme të Serbisë me Kosovën nuk do të jetë e mundur pa miratimin e Moskës.

“Serbia do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj thelbësore të shtetit kombëtar, cilado qoftë kostoja për Serbinë”, tha presidenti serb.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus u shpreh se Moska duhet të miratojë çfarëdolloj marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pozicioni i Rusisë është që BE ka një mandat të OKB për të ndërmjetësuar dialogun Beograd-Prishtinë dhe se nuk duhet të heqë dorë nga detyrimet e veta dhe duhet t’i përmbushë ato me drejtësi dhe të luftojë për realizimin e atyre zgjidhjeve dhe marrëveshjeve që janë arritur tashmë”, tha ministri i Jashtëm rus.

Presidenti Vuçiç u shpreh se Lavrov ka sjellë disa informacione shqetësuese në lidhje me planet dhe idetë se si të zgjidhet kriza e Kosovës, por duke mos dhënë të tjera detaje.

Për të zgjidhur dialogun me Serbinë, i dërguari i BE, Lajçak ishte po ashtu në Prishtinë, ndërsa më 27 qershor Thaçi dhe Vuçiç janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë në përpjekje të vendosjes së paqes mes dy vendeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago