POLITIKE

BE’ja ‘nuk i do të varfrit brenda’, Vuçiq thotë se ka planin B për ballkanasit

Në qarqet e ndryshme diplomatike flitej se BE’ja po përpiqet të dalë nga hendeku që e shkaktuan vet me refuzimin e nisjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, që e vuri në pikëpyetje të gjithë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Tani alternativa e propozime po shfaqen, të parët ishin francezët me idenë e një ‘anëtarësie me kusht e proces reversibil’. Plani B i Vucic, që ka nisur ofensivë e po negocion përmes mediave me francezët, krijimi i një unioni ekonomik ballkanik, një ‘mini shengen’ si sfidë për BE’në, transmeton Gazeta Metro.

Ministrja e Integrimeve Europiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimović, kishte deklaruar dje se nuk e kafshon këtë ‘karrem’ të lëshuar nga këto qarqe europiane.

Ishte ambasadori francez në Beograd, Jean-Louis Falconi, që e kishte shpalosur idenë e ‘partneritetit ekonomik reversibil’ në këmbim të harresës së anëtarësimit në BE.

Tani gazeta serbe Kurir, e afërt me pushtetin e presidentit serb Vucic, pretendon se ka burime anonime diplomatike, që po ngjanë me idenë e Vucic si ‘plani B’ i paraqitur e me insistimin e tij tani po kristalizohet e po përafrohen, modeli i propozuar për rritjen e bashkëpunimit rajonal e unioni ekonomik ballkanas, sipas tyre.

“Ballkani Perëndimor duhet të ndërlidhet më mirë. Ky do të ishte modeli i unionit ekonomik në të cilin të gjitha vendet forcojnë tregjet e tyre, e kur të vjen koha për pranim, në BE hyjnë si shtete të forta ekonomike. Presidenti i Francës, Emannuel Macron, nuk do shtete të varfra në BE e për këtë propozon partneritet të pjesshëm strategjik me këtë union ekonomik rajonal me BE’në deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të secilit shtet të këtij unioni rajonal në BE” tha burimi i tyre.

Siç shkruan gazeta serbe Kurir, presidenti serb Aleksandar Vucic, ka marrë mbështetjen për këtë bashkëpunim të ngushtë rajonal me presidentin malazez, Milo Djukanovic. Gjithsesi, ka pasur zëra e dyshime rreth këtij plani dhe synimit të Vucic që të jetë forca dominuese ballkanike e me siguri do të vazhdojnë përsëri me shfaqjen e versioneve të reja e ‘planeve B e C e me radhë.

Të gjitha këto pretendime e supozime mund të proklamohen si zgjidhje, por një gjë dihet se në BE ka shumë mospajtime e paqartësi se si do të vazhdohet më tej me politikën e zgjerimit. Franca e Gjermania po garojnë për mbizotërim tani pas largimit të Britanisë që mbante baraspeshën. Samiti për Ballkanin perëndimor në BE do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm. Pranvera e vitit të ardhshëm është afat për shumë procese, zgjedhjet në Serbi e në Francë, e as Serbia nuk do të dalë para publikut me dështim në përparim drejt Europës, ndërsa Franca nuk do të damkoset se po dërgon Ballkanin në përqafimin e Rusisë, Kinës e Turqisë.

Çështja tjetër për të cilën BE’ja ka tërhequr vërejtjen serbëve është anëtarësia e tyre në unionin ekonomik euro aziatik, i udhëhequr nga Rusia, ku u anëtarësuan javën e kaluar me nënshkrimin e kryeministres serbe Ana Brnabic. Atyre ju kujtua se çdo marrëveshje tjetër anulohet me rastin e anëtarësimit në BE.

Nyja më e madhe për Ballkanin dhe BE’në mbetet Kosova, ura lidhëse në mes të rajonit. Ku të gjithë insistojnë të zgjidhet por BE’ja dështuan të mbajnë rend. Tani siç e dinë të gjithë e që ju dhemb më shumë europianëve, duhet të thërrasin amerikanët të ju zgjidhin problemet përsëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago