Në një lidhje direkte në studion e “Opinion”, Baton Haxhiu komentoi zhvillimet e fundit politike dhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta.
Baton Haxhiu, gjykon se pozicionimi i Presidentit Meta moralisht janë problematike, por politikisht legjitim.
“Moralisht problematik sepse Presidenti përfaqëson unitetin dhe politikisht legjitim, sepse ai do të krijojë një hapësirë politike vetes dhe vetmisë së tij si politikan. Në një farë mënyrë, Meta i bën një lloj shantazhi opozitës e cila i është larguar dhe orientimin politik, po flas për zotin Basha, e ka të një perspektive tjetër politike dhe ndoshta një marrëveshje të ardhshme për zgjedhjet në Shqipëri, ose edhe një koalicion i madh, ku e dimë”.
Sipas Haxhiut, opozita e kryesuar nga Basha, ka një mundësi, por edhe kryeministri Rama, që dëshirojë të largohen nga partitë e vogla.
Ndërkohë një koment nga studio nga Andi Bejtja nuk është pritur mirë nga Baton Haxhiu.
Baton Haxhiu: Ligjërisht a ka të drejtë? Është çështje që nuk e interpretoj dot…
Andi Bejtja: Po atëherë ç’bën llaka-llaka kot o burrë…
Baton Haxhiu: Unë nuk ofendoj askënd, ai që po flet llaka-llaka të shkojë në shtëpinë e vet dhe të mos e përdor studion në mënyrë të pamoralshme.
Andi Bejtja: Hë mos ë nuk thash ndonjë gjë…
Baton Haxhiu: Nëse ka argumente le ti thotë, llaka-llaka nuk përdoren në studio
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…