POLITIKE

Bekë Berisha: Vetëvendosje kanë arrit me ardhë në pushtet si talibanët, populli do të zhgënjehet me ta!

Për rezultatet e zgjedhjeve të së dielës dhe sfidat e qeverisë së ardhshme po diskutohet në RTK.

I ftuar është edhe kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, i cili tha se kanë pritur më shumë vota, derisa rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm.

“Me punët që i kemi ba dhe me performancën kemi prit më shumë, së paku 20 përqind. Rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm. Edhe pse ne s’kemi qit vija të kuqe, populli ka vendos që ne të jemi opozitë. Do të kemi dikund 15 deputetë, 10 meshkuj dhe 4 femna”, ka thënë Berisha, përcjellë Indeksonline.

Ai ka thënë se qeveria duhet të bëhet sa më shpejtë dhe VV e LDK mos të ndalen, sepse vendit i duhet qeveria. Ndërsa kur foli për Vetëvendosjen që doli fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, Berisha tha se populli do të zhgënjehet nga ta.

“Kam pas qejf me pa Kurtin t’u u përballë me situata të vërteta, e jo njeriut që din me gju vetëm vo, po me marr vendime të mëdha, që kam dyshime që s’ka me mujt. Atij do t’i del hyjnizimi që ja ka ba vetes. VV kanë arrit me ardhë në pushtet si talibanët. Ata din mu viktimizu si LDK, por edhe din me kall qeverinë. Duhet me ja u pa punën, e që mendoj se pas një viti populli do të zhgënjehet në ta”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago