Bekim Jashari: Dëshmorët s’kanë rënë që ky vend të jetë vetëm i lirë

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, sot janë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prekaz.

Në këto homazhe ka marrë pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka thënë se duhet punuar shumë në mënyrë që Kosova të bëhet një vend i dashur për të gjithë.

“Ne sapo bëmë homazhe pranë dëshmorëve këtu në Prekaz. Filluam në shesh para shtatores së Komandantit Adem Jashari pastaj do të vazhdojmë në Marinë. Është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, 21 vjet të çlirimit tonë, të popullit tonë të shumë vuajtur. Breza të tërë kanë rënë që ne ta gëzojmë këtë ditë. Për fat të keq ende nuk është dita për atë që kanë rënë këta dëshmorë sepse ata nuk kanë rëndë që ky vend të jetë i lirë, por edhe të ketë mirëqenie”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka uruar që vitet tjera qytetarët e Kosovës t’i presin më mirë, ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe të ketë unitet.