Kryetari aktual i Skënderajt, Bekim Jashari, po synon që në këtë post të qëndrojë edhe për katër vjetët e ardhshme.
Ai sonte ka njoftuar se zyrtarisht do të jetë kandidat i pavarur për garën zgjedhore të tetorit, njofton Klan Kosova.
“Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Në zgjedhjet e fundit lokale, kur Bekim Jashari pati shpallë kandidaturën e tij për kryetar të Skënderajt, Sami Lushtaku i PDK-së ishte tërhequr nga gara.
Por kësaj radhe, Lushtatku është zyrtarizuar nga PDK-ja për të qenë kandidat për kryetar të Skënderajt.