Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar masakrën e Rezallës, ku u vranë nga agresori serb 94 persona.
Ai thotë se është e papranueshme që edhe pas 21 vjetësh, kriminelët serb lëvizin lirshëm, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë.
Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane.
E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm.
Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dinë për fatin e më të dashurve të tyre.
Kjo është më e pakta që duhet dhe mund të bëjmë për dëshmorët e martirët tonë, që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën.
Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Lavdi të rënëve të Kosovës!