Emri i Murat Jasharit sot ishte temë e lajmeve vendore si kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme.
Kështu të paktën kanë propozuar disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë shprehur se përfaqësuesi më i denjë për këtë post do të ishte njëri nga familja emblematike e kombit tonë, siç është Murat Jashari.
Rreth këtij propozimi, për klankosova.tv foli kushëriri i të lartcekurit, përndryshe edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili u shpreh se “për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe”.
Megjithatë, ai mendon se për këtë fillimisht është dashur të njoftohej Murat Jashari dhe më pas të jepeshin deklarata mediatike.
“Mendoj që është dashur të jenë pak më të kujdesshëm, me e thirr me fol me të e pastaj me e dhënë propozimin”.
“Paraprakisht është dashur të konsultoheshin me Muratin. Liburnin e dëgjova, apo kushdo qoftë qe e ka propozuar, besoj qe e ka pasur me qëllim të mirë, por ishte dashtë me u ulë e me bisedu me Muratin. Ma merr mendja që nuk kanë folur paraprakisht me të”.
“Për mua është një gjë e re që s’e ka biseduar askush deri sot, por për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe. Nuk e di”.
“Megjithatë tash mendoj që është gjithçka vonë, se nesër është seanca për Qeverinë e re. Kanë pasur kohë mjaftueshëm prej kur është votuar shkarkimi i Qeverisë për këto ide e propozime”, u shpreh ai për klankosova.tv.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…