Komuna e Skenderajt i ka nisur përgatitjet për shënimit e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Mirëpo, në një baner të vendosur në qytet është gabuar emri i komandantit legjendar, Adem Jashari.
Emri i tij është shkruar “Adam”.
Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili është nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.
“E kuptoj që shtypjen e materialeve e bëjnë individë apo kompani të caktuara, mirëpo asnjëherë nuk duhet lejuar që të na ikin gabime të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla dhe figura historike si ajo e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Gabimet e tilla, ndër të tjerash, shpërfaqin interesimin e pushtetit aktual për historinë dhe trajtimin ndaj atyre që dhanë gjithçka për ne dhe lirinë që sot po e gëzojmë”.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…