Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook teksa shihet me bashkëshorten e tij.
Zelensky dhe bashkëshortja e tij kanë publikuar pamje brenda shtëpisë së tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Jemi bashkë. Jemi në shtëpi. Jemi në Ukrainë”, ka shkruar presidenti ukrainas në videon e publikuar përkrah bashkëshortes.
Derisa një orë më parë presidenti ukrainas ju drejtua kombit me një fjalim përmes një video në Facebook.
“Ne do ta bëjmë atë ditë, ditë uniteti. Ata po përpiqen të na frikësojnë duke caktuar sërish një datë për fillimin e aksionit ushtarak. Ne jemi të trembur nga një luftë e madhe dhe caktimi edhe një herë i ditës së sulmit ushtarak. Kjo nuk është hera e parë. Por shteti ynë është më i fortë se kurrë. Ne përpiqemi për paqe dhe duam t’i zgjidhim të gjitha çështjet përmes negociatave.Ne kemi aspiratë të madhe europiane. Ne duam lirinë dhe jemi gati të votojmë për të. 14 mijë ushtarë dhe civilë të vdekur në këtë luftë (që nga agresioni rus në territorin ukrainas që nga viti 2014) po na shikojnë nga qielli. Ne nuk do ta tradhtojmë kujtimin e tyre. Të gjithë duam të jetojmë të lumtur dhe lumturia i do të fortët. Ne kurrë nuk jemi dorëzuar dhe s’do ta mësojmë tani këtë. Duaji Ukrainën. Ne jemi në paqe. Ne jemi të fortë! Ne jemi bashkë””, përfundoi fjalën e tij i pari i Ukrainës.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…