Nga Armat Matoshi
Alon Ben-Meir, profesor amerikan dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën, duke komentuar vizitën e fundit të shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, në disa vende të rajonit, konsideroi se kjo vizitë shënon një moment vendimtar në adresimin e kërcënimit në rritje që vjen nga ndikimi rus.
Shefi i CIA-s qëndroi fillimisht në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, në fund të gushtit, derisa eksperti amerikan veçoi posaçërisht vizitën e Burnsit në Prishtinë: “Kjo vizitë nënvizon një lidhje të fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit strategjik për të kundërshtuar aktivitetet destabilizuese”.
Burns e përmbylli “turneun ballkanik” me një vizitë dyditore në Kosovë – vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar amerikan prej kohësh – në kuadër të së cilës takoi krerët shtetërorë dhe udhëheqësin e inteligjencës. Pak detaje u dhanë rreth asaj që Burns diskutoi në Sarajevë, Beograd e Prishtinë.
Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e kryespiunit amerikan si “moment të rëndësishëm historik” në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. E vizita e një prej figurave qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, erdhi ndërsa Uashingtoni synon t’i zbusë tensionet në rritje në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…