FOTO&VIDEO

Bënë 12 orë rezistencë, një prej autorëve u vetëplagos

Iu gjetën një arsenal armësh dhe flamur i ISIS.

Policia gjeti një arsenal armësh të ndryshme në shtëpinë në Orosh të Fushë Arrëzit ku për 12 orë E.U. dhe J.C., u ngujuan duke mos iu bindur thirrjeve të policisë për t’u dorëzuar.

Gjithçka nisi rreth orës 09:00 të së hënës, kur shërbimet të Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur.

Policia i ka bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes dhe ka kërcënuar efektivët.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara.

Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” dhe u bënë thirrje dy personave që gjendeshin brenda të dorëzoheshin.

Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri, si dhe janë bërë thirrje radikaliste me karakter fetar.
Pas 12 orësh në rrethim, në pamundësi për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës, E.U. dhe J.C., u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, E.U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili dyshohet se është vetëlënduar.

Forcat speciale kryen më pas kontrollin e banesës, ku sekuestruan në cilësinë e provave materiale 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” ISIS, i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse dhe dy gëzhoja.

Të dy miqtë dyshohet se qëndronin prej rreth 1 jave në atë banesë, e cila ishte në pronësi të dajës së J.C.

E.U. nga Kurbini, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e forcave ushtarake paqeruajtëse të Shqipërisë, rezulton i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, ndërsa J.C., ka lindur në Pukë dhe ka qenë i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago