POLITIKE

Bennett po dakordohet me 3 superfuqi si ndërmjetës me Putinin

Ai jo vetëm që takoi Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, jo vetëm që fluturoi menjëherë drejt Berlinit pas këtij takimi, për të takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, jo vetëm që kishte “bekimin” e amerikanëve për gjithë bisedimet, por pati telefonuar edhe Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, para se të mbërrinte në Moskë.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, duke se ka marrë një rol të qartë ndërmjetësi midis Rusisë dhe Perënidmit, në orët e vështira që Ukraina po kalon pas agresionit rus.

Detaje të tjera janë publikuar pas vizitës së tij në Moskë, ku ka folur për tre orë me numrin një të Kremlinit.

Nga pallati i Elysee-së, janë shpërfaqur detaje se si Bennett, kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Macron, përpara se të fluturonte drejt Rusisë.

Nën kërkesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Bennett është vetëofruar si ndërmjetësues për çështjen e Ukrainës.

Ndër pikat e takimit mes Bennett dhe Putinit ndërkaq, ka qenë edhe komuniteti i madh hebre, i cili ka ngecur tashmë në mes të kësaj lufte prej 10 ditësh. Komunitete të tilla të mëdha, ndodhen si në Ukrainë, ashtu edhe në Rusi.

Ndërsa, në tryezën e bisedimeve, mund të ketë qenë edhe çështja e rikthimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes SHBA-ve dhe Iranit, e cila ka mbetur në vendnumëro që atëherë dhe nuk ka përparime konkrete në bisedime.

Vetë fakti se Irani pretendon se është pranë krijimit të një bombe bërthamore, ka bërë që superfuqitë botërore të kthejnë sytë edhe për nga Teherani, përveçse nga Ukraina.

Nga njëra anë, Ukraina nuk pranon mësymjen. Nga ana tjetër, Rusia ankohet për sanksionet e rënda.

Perëndimi gjendet mes veprimit dhe mosveprimit, kur flitet për ndërhyrje ushtarake apo mbyllje të hapësirës ajrore ukrainase. Por, Rusia i ka të qarta gjërat dhe ka lëshuar paralajmërime të hapura kundër kësaj gjëje. Në të kundërt, kushdo vend të marrë hapin e tillë, është zyrtarisht në gjendje lufte me rusët.

E vetmja gjë e sigurt, është se Bennett po merr një epërsi në rolin e negociatorit me Putinit. Por, duhet të shihet se sa kjo do të zgjasë, kur të dielën, në lojë, të futet edhe një kandidat tjetër, edhe më i afërt me Ukrainën e Rusinë: Recep Tayyip Erdogan.

Ai pritet të zhvillojë një telefonatë me Putinin, për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago