FOTO&VIDEO

‘Bentley’ i Morena Tarakut i kthehet pronarit të cilit i ishte vjedhur në Gjermani

Vetura “Bentley” të cilën këngëtarja Morena Taraku mendoi se e përvetësoi duke tentuar ta fuste si të re në Kosovë, është kthyer në Gjermani.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se vetura në vlerë prej 250 mijë eurosh dje i është kthyer pronarit.

“Bentley”, të cilin Morena tentoi ta fuste në Kosovë duke i ikur pagesës së doganës, u kthye në një super skandal për këngëtaren. Vetura ishte raportuar si e vjedhur në Gjermani. Për këtë, Policia gjermane e kishte vënë veturën në kërkim ndërkombëtar.

Për “Bentleyn”, ata kishin kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilët e sekuestruan veturën më 29 tetor të vitit të kaluar.

Gazeta Sinjali kishte siguruar edhe një dokument, përmes së cilit dyshohet se ajo kishte tentuar ta fuste në Kosovë veturën “Bently” pa paguar asnjë cent gjatë importimit.

Në dokument thuhet se pagesa prej 235 mijë eurove do të kompensohej me anë të reklamimit nga Morena Taraku, ndërsa nëse një gjë e tillë nuk bëhet deri në vitin e ardhshëm, atëherë duhet të kryhet pagesa.

“Bazuar në një parapagim shuma prej 235.000 euro do të kompensohet me marketing nga Morena Taraku për kompaninë tonë ose do të paguhet vitin e ardhshëm”, thuhej në dokumentin e paraqitur nga këngëtarja.

Me anë të këtij dokumenti ajo kishte tentuar t’i bindte organet e shtetit se vetura është në pronësi të saj. Ajo e kishte prezantuar veturën si të re para Doganës së Kosovës, gjë që me kodin doganor do ta shpëtonte nga pagesa prej 14 mijë e 118 euro. Por, Dogana e Kosovës më pas kishte konfirmuar se “Bently” i Morena Tarakut kishte 2 mijë e 194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago