KRYESORE

Beogradi e cilëson “plan të rrezikshëm” unionin e rrjeteve energjetike Kosovë-Shqipëri

Qëllimi i Prishtinës që nga prilli i vitit të ardhshëm të jetë në të njëjtin bllok energjetik me Shqipërinë është një plan i kahershëm i parealizuar i shqiptarëve të Kosovës për të grabitur pronën serbe dhe për vendosjen e kontrollit të plotë mbi veriun e Kosovës.

Serbët nga Kosova nuk përjashtojnë as përpjekjet e reja që fizikisht të pushtohen hidrocentrali “Gazivoda” (Ujmani) dhe trafostacioni “Vallaç”, shkruan e përditshmja e Beogradit, “Novosti”, e njohur ndër dekada për përfaqësimin e pikëpamjeve nacionbaliste e shoviniste serbe, transmeton Koha.net.

Sipas komenteve të këtij mediumi, nënshkrimi i marrëveshjes midis operatorit të sistemit dhe të tregut të energjisë elektrike KOSTT me Operatorin shqiptar të sistemit transmetues OST, përbën shkelje të vrazhdë të Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës dhe se kjo po ndodh me miratimin e Rrjetit Europian të operatorëve të sistemeve transmetuese të energjisë elektrike.

“Por, provokimi i fundit i Prishtinës në asnjë mënyrë nuk rrezikon furnizimin me energji elektrike të serbëve në veri”. Drejtori i ndërmarrjes publike “Ibar HE Gazivoda”, Sërgjan Vuloviq citohet nga “Novosti” të ketë thënë se “Sasinë më të madhe të rrymës e marrim nga Serbia qendrore, përmes largpërçuesve nga Novi Pazari. Përmes këtij “veprimi të penës” me të cilin duan të futen në bllok energjetik me Shqipërinë, nuk ndryshohet asgjë, meqë edhe “Gazivoda”, edhe “Vallaçi” janë në duart tona. Natyrisht nuk përjashtoj mundësinë që hapi tjetër i tyre të jetë përpjekja për pushtimin fizik të këtyre resurseve”, ka thënë Vuloviq.

BE-ja nuk po reagon pse Prishtina me vite shkel njërën nga pikët e Marrëveshjes së Brukselit. Sipas marrëveshjes parashihet që Kosova të bëhet zonë e veçantë energjetike, por parakusht është formimi i dy kompanive serbe në veri të Kosovës, gjë që me këmbëngulje po pengohet.

stilin e me terminologjinë tashmë të njohur me dekada, Beogradi e quan hyrjen e Kosovës në një bllok energjetik me Shqipërinë si një hap tjetër drejt formimit të projektit “Shqipëria e madhe”, ndaj të cilit BE-ja vazhdon të mbetet e heshtur.

“Prishtina e Tirana tashmë janë marrë vesh për kontroll të përbashkët doganor, Kosova ka fituar terminalin në Portin e Durrësit, kanë misione të përbashkëta diplomatike dhe marrëveshje për bashkëpunim ushtarak”, rikujton kjo gazetë, transmeton Koha.net.

“Novosti vazhdon: “Nëse Kosova futet edhe zyrtarisht në bllokun energjetik me Shqipërinë, në atë moment pushon përgjegjësia e Serbisë (gazeta i referohet Serbia qëndrohet, gjoja se kështu nënkupton Kosovën pjesë të saj) për humbjet që do të bëjnë. Para Europës, Shqipëria do të marrë gjithë përgjegjësinë”.

Deri tash, sipas kësaj gazete, Serbia është dashur vazhdimisht të kompensojë të gjitha humbjet që i shkaktonte Kosova, të cilat asnjëherë nuk i ka kthyer.

Koha.net rikujton se Kosova disa herë ka bërë kërkesë për anëtarësim në Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemeve transmetuese të Energjisë Elektrike, por Serbia e ka bllokuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago