Ambasada e Izraelit dënoi sot ashpër grafitet e urrejtjes që u shfaqën në rrugët e Beogradit javët e fundit, duke vlerësuar se këto incidente nuk janë pasqyrim i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, përkatësisht popullit serb dhe hebre.
“Ne jemi të bindur se institucionet kompetente të Republikës së Serbisë do të bëjnë gjithçka, jo vetëm për të gjetur dhe sanksionuar autorët, por edhe për t’u siguruar bashkëqytetarëve të tyre hebrenj një jetë të përditshme të sigurt dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Sipas raportimeve, objektivi ishte organizata joqeveritare “Haver Serbia”, e cila prej vitesh promovon tolerancën, të drejtat e njeriut dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, duke luftuar kundër antisemitizmit dhe ksenofobisë.
“Natën mes 6 dhe 7 nëntorit, para ambienteve të organizatës, autorë të panjohur kanë shkruar mesazhe urrejtjeje të hapur. Ne besojmë se këto incidente nuk janë pasqyrim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Izraelit, popullit serb dhe hebre, të cilët gjatë historisë kanë qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit për shekuj me radhë, duke ndarë të njëjtin fat të vuajtjeve dhe luftën e përbashkët kundër ideologjive të liga.” theksohej deklarata.
Ambasada izraelite thekson se edhe aktet individuale të vandalizmit mund të helmojnë shoqërinë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të reagohet në kohë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…