POLITIKE

“Beogradi na drejton dhe na përdor si derra për eksperimente”, thotë politikani serb në Kosovë

“Asgjë nuk ndodh pa pëlqimin dhe drejtimin e Beogradit. Kushdo që kundërshton ndonjë vendim do të jetë në telashe. Beogradi na drejton dhe na përdor si derra për eksperimente”.

Kështu e ka përshkruar situatën në të cilën gjenden serbët në Kosovë, politikani serb dhe ish-ministri “për Kosovën” në qeverinë e Mirko Cvetkoviç’it, Goran Bogdanoviç.

Bogdanoviç, i cili jeton në komunën e Leposaviqit, në një intervistë për Danas, shpjegoi dilemat me të cilat përballet komuniteti serb në Kosovë, sidomos pas takimit të së hënës në Bruksel.

“Njerëzit janë të befasuar dhe nuk shohin dallimin mes targave KS dhe RKS. Sepse për të pasur targa KS duhet të kesh letërnjoftim të Kosovë dhe patent shofer të Kosovës. Shtrohet pyetja, pse e gjithë kjo për targat KS, nëse është diçka që tashmë duhet t’i kemi”, theksoi ai.

Kur u pyet nëse qytetarët serbë duhet të zemërohen më shumë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç’in sesa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ai pohoi se duhet të zemërohen me Kurtin.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit nuk po i respekton kërkesat dhe të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Nëse do të donte t’i respektonte, takohet dhe flet me ne. Dhe ai boshllëk në mes të qeverisë së Kosovës dhe serbëve po përdoret nga brokerë dhe njerëz të ndryshëm për të përdorur diçka banale”, nënvizoi ai duke iu referuar çështjes së targave ilegale.

“Po hyjmë në një situatë ku kemi frikë se a do të ketë luftë apo jo. Është poshtëruese për ne serbët në Kosovë”, shtoi Bogdanoviç.

Nderkaq, ai shpjegoi edhe thelbin e funksionimit të Listës Serbe dhe urdhërat që iu vinë vazhdimisht nga Beogradi për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Nëse duhet të shkoni në Beograd që ai (Vuçiç) t’iu thotë se duhet të mbani një takim, atëherë në mes të natës u vijnë mesazhe njerëzve që punojnë në arsim, shëndetësi dhe vetëqeverisje lokale që të raportojnë tek ata (Lista Serbe)”.

Ndryshe, Kurti, mesnatën e së martës ka vendosur që të shtyjë vendimin për targat në një afat prej 48 orësh.

Kërkesa për shtyrje erdhi nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Kurti, e ka falënderuar ambasadorin për “përkushtimin dhe angazhimin”, derisa ka shtuar se “e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh të gjobave për targat ilegale ‘KM’ dhe të tjera”.

“Jam i lumtur të punoj me SHBA-të dhe BE-në në gjetjen e një zgjidhje gjatë këtyre dy ditëve”.

Ambasadori në deklarimin në njoftimin e tij shkroi se “SHBA-të janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk mundën që të arrijnë marrëveshje sot për krizën aktuale në Kosovë”.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë që t’i mundësojnë BE-së dhe SHBA-ve gjetjen e një zgjidhje”, thuhet në deklaratën e Hovenier.

Thirrja për shtyrje e ambasadorit vjen pas takimeve të shumtë e të gjatë në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe ndërmjetësuesve të Brukselit, Josep Borell e Miroslav Lajçak.

Nga këto takime nuk u dol me një zgjidhje.

Siç u kuptua më vonë, BE-ja ka vendosur një propozim ku Kosovës i kërkon të shtyjë vendimin për gjobat e veturave me targa ilegale, ndërsa Serbisë që të ndalojë emetimin e atyre targave.

Vuçiç është pajtuar me propozimin.

Me propozimin për shtyrje është pajtuar edhe Kurti, por ka kërkuar që pjesë e kësaj marrëveshje të jetë caktimi i afatit për arritjen e një marrëveshje të përgjithshme për normalizim.

Ky ka qenë kushti i Kurtit që të pranojë vendimin, kjo është refuzuar dhe më pas palët kanë mbetur pa marrëveshje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago