Ishte një nga protagonistët në përleshjen e sotme në Kuvendin e Kosovës, por Hajdar Beqa, i cili shihet të jetë pjesë e përplasjeve thotë se “nuk e di se si syet e tij (të Hekuran Muratit) përfunduan në dorën time” ndonëse shihet në video teksa ia ngre syzet nga fytyra ministrit Murati.
Ai foli rreth përplasjes fizike të sotme, e cila nisi nga zëvendëryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që shqeu fotografinë që ishte vendosur si aksion simbolik dhe demokratik opozitar.
Beqa tha: “Unë e kam parë Hekuran Muratin duke sulmuar deputetët tanë, dhe nuk e di se si syzet e tij kanë përfunduar në dorën time, kur i kam parë syzet vetëm ia kam dorëzuar syzet atij”.
“Unë dhe deputetët e PDK-së ishim të interesuar të shmangim këtë situatë dhe këtë tension. Shihet në kamera që ata i sulmojnë së pari deputetët tanë. Keni parë reagimin e Bislimit kur deputetja Musliu e vendosi foton te karrigia e Kurtit. Hedhja e ujit nga ana e Lushtakut nuk ishte sulm. Situata ka qenë e pakëndshme”, tha ai në T7.
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…