Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë i mitur është dërguar në QKUK në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi dyshohej se ishte i neglizhuar nga prindërit.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka shkuar pranë shtëpisë së familjes dhe raporton se nëna ka tentuar t’i presë gishtërinjtë djalit me sëpatë. Sipas informacioneve të gazetares, nëna e arrestuar ka probleme mendore.
Po ashtu, bëhet e ditur se fëmija po vazhdon të qëndrojë në QKUK ku edhe po trajtohet.
Ndërkohë, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke arrestuar dy prindërit si të dyshuar për neglizhencë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…