Ka lindur si shqiptar, por Lulzim Ademi me mburrje tregon për një televizion serb se ka shërbyer për Policinë e Serbisë.
Në atë periudhë të errët polici i njohur si Luli, e tash si Drazha po shërbente në Rajonin e Mitrovicës.
Në këtë intervistë për këtë televizion të Serbisë, Ademi thotë se gjithmonë ka qenë në anën e Serbisë.
Banorët e fshatit Broboniq nuk duan shumë të flasin për Lulzim Ademin, por prapa kamerave shumë prej tyre mendojnë se ai ka qenë pjesëmarrës në shumë krime që janë kryer në Rajonin e Mitrovicës.
Halit Barani, aktivist për të drejtat e njeriut thotë se Lulzim Ademi pos para luftës edhe gjatë saj ka qenë bashkëpunëtorë me policinë serbe.
“Me datën 20 maj të vitit 1999 iu ka pri forcave ushtarake, policore, paraushtarake dhe civilëve serb të armatosur kur janë djegur fshati Koprivë dhe Broboniq. Atë ditë janë djegur gjithsejtë 141 shtëpi dhe janë vrarë gjashtë shqiptarë”, tha Berani.
Gjatë vitit 1999 Ademi ishte arrestuar, por një vit pas bashkë me 12 serbe kishin ikur nga burgu i Mitrovicës.
Ai tash jeton në Novi Sad të Serbisë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…