POLITIKE

Berisha: Do t’ia djegim tokën nën këmbë këtij shteti. Narkodiktatori e ka vendin në Lanë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile me të gjitha format nga protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Berisha deklaroi për mediat se kemi një diktaturë që duhet ta përmbysim sa më parë me mosbindje totale civile duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Kur ne përsërisim këto nga mëngjesi deri në darkë forcë që ti rezistojë qytetarëve nuk ka dhe nuk mund të ketë. Është mision qytetar. Kemi një diktaturë duhet ta përmbysim sa më parë me mosbindje totale civile. Të gjithë antidiaktorialët duhet të dalin.

Do t’ia djegim tokën nën këmbë këtij shteti që shkelmon në kafshëri të papërmbajtur një njeri në tokë. Siç ndodhi më të ri dje apo siç ndodhi tek liqeni. Meritojnë çdo ndëshkim. Iu bëj thirrje qytetarëve tu japin përgjigjen e merituar. Kanë banditë, s’kanë familje, s’kanë asgjë dhe meritojnë çdo lloj ndëhskimi.

Ti identifikojnë dhe tu japin atë që meritojnë. Keni një polici me vrasës e banditë që iu shtyp në tokë. një kryebandit që rikthen praktikat e etërve të tij. një drejtësi në xhepin e banditit. Qytetarët e ndershëm nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër përveç guximit. Guximi arma më e fortë. Thirrje që të çlirohemi sa më shpejt nga kjo diktaturë.

Në ‘90-‘91 komunizmi iku se e zvarritën diktatorin i bënë gjyqin politik. Sot narkodiktatori meriton Lanën, jo zyrën që ka. E meriton të hodhët në Lanë sepse aty e ka vendin në koshin e plehrave të historisë. Sot përveç Zotit dhe guximit të tyre nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër. Të përdorin guximin e tyre për të flakur sa më shpejt këtë regjim të poshtër. Skena të tilla kam parë vetëm në ’90 me stampistët që e rrëzonin vajzën në tokë dhe e shkelmonin.

I përgëzoj shqiptarët për heroizmin që kanë treguar, duhet të bashkohemi të gjithë. janë me dhjetëra e qindra socialistë. E di ç’më thoshte një socialist me sms, mu thaftë dora që votova për të. Xhaçka dhe Yaris ngjiteshin me 8 vetura dhe një pako me ndihma për një familje. Jemi të vendosur të paguajmë çdo çmim për t’u çliruar nga diktatura. Ky shtet nuk ekziston më për shqiptarët. përgjigje me të gjitha format e mosbindjes civile”, deklaroi Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago