Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur për faktin nëse Shqipëria do të hapë negociatat, deklaroi se nuk do i çelë kurrë ashtu siç ishin, por me imponim special.
Berisha tha ndër të tjera se Edi Rama po keqpërdor edhe presidencën e OSBE-së kundër Kosovës.
Shqipëria mban presidencën e OSBE, a është ky një moment për t’u përshëndetur?
Ky është një vendim i vitit 2006, kur ministër i jashtëm ka qenë Besnik Mustafaj. Është vendim i konfirmuar në 2013, kur ne vetë e shtymë, sepse kishim zgjedhjet, dhe unë nuk doja që në përiudhë zgjedhjesh të merreshim me kryesimin. Dhe ka një mbledhje në Talin ku unë kam komunikuar kohë të tëra në telefon me Haxhinaston, me zv/presidenten e Zvicrës dhe ish ministren e jashtme,për disa zhvillime, por këta janë të paftyrë. Pra, Edi Rama e trashëgoi këtë nga qeveria e mëparshme dhe po e përdor fund e krye kundër Kosovës.
Edi Rama po përdor kryesinë e OSBE fund e krye dhe po e ndjek në cdo hap. Cfarë njoftoi në takimin me Pompeon, një nga pikat.. dialogu Prishtinë – Beograd. Dialogu Prishtinë – Beograd nuk është cështje e OSBE, nuk është cështje e OKB, dialogu Prishtinë – Beograd është ceshtje e BE dhe e SHBA.
Por Edi Rama, argat i Vuçiçit dhe Beogradit, do me cdo kusht që të fusë hundët. Cila ishte përgjigjja e sekretarit të shtetit, asnjë fjalë për minishengenin, asnjë fjalë për dialogun Prishtinë – Beograd, sepse e ka të qartë se cdo ndërhyrje e Shqipërisë, vetëm sa e dëmton dialogun. E dyta, Trump dhe Pompeo kanë të ngarkuarit e tyre dhe nuk kanë nevojë për OSBE. Prit tani kur të shkojë të Putini, do e cojë Vuçiçi te Putini. Çdo përpjeke për Serbomavi, çdo përpjekje për Jugosllavinë e re është përpjekje për destabilizim dhe ky është leksioni i parë i historisë së Ballkanit.
Albin Kurti, si kryeministër…
E përshëndes përzemërsisht qeverinë e Kosovës, sikundër përshëndes forcat opozitare në Kosovës. Jam shumë i lidhur shpirtërisht me Kosovën, kam bindjen që kjo qeveri do të promovojë më tej pavarësinë e Kosovës. I uroj shumë suksese, shpreh mirënjohje të thellë ndaj Haradinajt, për qëndrimin e tij me të cilën u mori ftyrën në Berlin e kudo dy tradhtarëve më të mëdhenj pas Zografit bis, Miladinit shqipfolës në Prishtinë dhe Esat Toptanit të ri në Tiranë. Ai qëndroi në një qeveri, ku mbi gjithçka vuri interesin e Kosovës. Vuri taksën anti Miladin, i cili bënte takime sekrete me padronin e tij. Shkonte në Romë takonte fshehtas, padroni i tij duke dit se ka një opozitë vendi, merrte ambasadorin aty, nuk rrinte vetëm me argatin, kurse argati i thoshte ambasadorit ‘ik ti se nuk kam nevojë për ty’, tani do marr udhëzime nga padroni. Pra, ishte një periudhë e vështirë ku z.Haradinaj qëndroi me një vetëmohim dhe unë dua ta falënderoj ate. Tani qevëria e re ka besimin e qytetarëve për të zbatuar programin dhe për të ec drej një marrëveshje mes dy vendeve sovrane.
Shqipëria dhe BE, a do t’i celë Shqipëria negociatat ?
Nëse ka një projekt që shqiptarët e kishin ëndërr ishte ‘Shqipëria si Europa, Shqipëri në BE’, këtë projekt e shkatërroi Edi Rama përfundimisht. Edi Rama akuzon poshtë e përpjetë presidentin Macron, por përvec këtij viti ku ai doli haptar se Shqipëria nuk meriton dhe janë 15 vende që thonë se Shqipëria nuk e meriton, Presidenti Macron, Franca nuk ka nxjerr asnjë pengesë konkrete. Pra, Edi Rama humbi rastin në 2015 se e mbushi vendin me drogë, humbi rastin në 2016 se filloi kokaina, humbi rastin në 2017 se shkatërroi shtetin ligjor, la vendin pa gjykata. A mund të imagjinoni një vend që pretendon të hapë negociatat kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Për të mbetur Dvorani i vetmi u mbajt tre vite pa u ngritur KED, që t’i hiqnin një nga një anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe të mbetej Dvorani, një kriminel që ka fsheh pasuritë dhe qëndron aty kur vendin e ka në burg. Ka fsheh 100 mln lekë dhe si justifikohet, se mi ka dhënë Sali Berisha ato lekë, dhe s’ka gjë pse e kam shkel ligjin. Ky është Edi Rama. Në atë KÇK e zhduk sistemin tre shkallësh, mjaftojnë dy shkallë për të bërë të paqenë pasurinë. Pra, kjo është historia e procesit të integrimit. A do hapen? Jo nuk hapen kurrë ashtu sic ishin, është dëm i parikthyeshëm. Nëse më pyesin sot mundësitë janë më të pakta për t’u integruar pas 20-25 viteve se sa për të mbetur jashtë fare. Pse? Negociatat si parim do hapen, por me procedurën speciale që imponoi Shqipëria, sepse bëhen raporte gënjeshtër mbi gënjeshtër dhe erdhi dikur ‘mjaft është mjaft’ thanë këto raporte s’i besojmë më, kjo është e gjithë historia, dhe u bë Shqipëria shkaku që të reformohet procedura e zgjerimit, dhe në mars mund të thuhet PO, por ai do jetë një horizont që pa ndryshimet dramatike të rëndësishme në vend Shqipëria s’do ta kap më.