Kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua protestës në bulevardin “Zogu i Parë” pas mbërritjes nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin me partitë e Unionit Demokrat Ndërkombëtar.
Në fjalën e tij ai tha se ka njohur miqtë ndërkombëtarë të së djathtës për të gjitha krimet zgjedhore.
Sipas tij ka prova dhe fakte që zgjedhjet e 11 majit u vodhën dhe u grabitën dhe se ato nuk do të njihen.
“Të dashur demokrate dhe demokrate, të pranishëm në këtë shesh e kudo ku jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndëkrombëtar. Mbi 87 parti politike para të cilëve paraqita sot masakrën elektorale të Totorinos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet mosntruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qendron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkites së zgjedhjeve. Të dashur miq forumi botëror i partive të qendrës së djathtë u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të shqipërisë. U njoh me listën e kandidatëve të krimit me Edi Ramën, Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën me dhjetra kandidatë të botës së krimit. U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra e qindra milionë eurove për të blerë votat e qytetarëve shqiptare. Falja e gjobave, koncensione dhe prokurime, pra zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së perdes së hekurit në Ballkan dhe Europë, ndaj dhe ju përshëndes ju dhe ju garantoj se Rama nuk do të mund të qendrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që ka çdo diktator dhe narkodiktaror”, tha Berisha.