TIRANA, ALBANIA - MAY 16: Albanian Prime Minister Edi Rama and Germany's Chancellor Friedrich Merz attend the 6th European Political Community summit on May 16, 2025 at Skanderbeg Square in Tirana, Albania. The EPC brings together heads of state and government from the 27 European Union countries and 20 others. The items on today's agenda are security and democratic resilience, competitiveness and economic security, and mobility challenges and youth empowerment. (Photo by Armando Babani/Getty Images)
Kryeministri Edi Rama u citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit udhëheqësve të shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, teksa i ftoi për të ngrënë drekë pas mbylljes së pjesës së parë të punimeve.
“Në kanunin tonë, të shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ajo fillon me një citim “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fundin e Luftës II Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur në fillim të saj, të cilët shqiptarët i mbrojtën me jetën e tyre”, u tha Rama, shkruan A2 CNN.
“Por ndër të gjitha këto gjëra që ne bëjmë për miqtë, kemi shumë të rëndësishme që t’u japim ushqim shumë të mirë. Pavarësisht se thuhet që dreka asnjëherë nuk është falas, sot do ta shikoni që është e kundërta sepse sa herë që të vini në Shqipëri, në çfarëdolloj cilësie, do ta shikoni që do të jeni të mirëpritur”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…