Sali Berisha si kryetari i PD-së do t’i kishte bojkotuar zgjedhjet e 25 prillit, duke pasur pas skandalit me mbledhjen e të dhënave personale të votuesve me patronazhistët PS-së.
Kështu ka deklaruar ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së në një intervistë me Erla Mëhillin në Euroneës Albania.
Berisha tha se sistemi i patronazhistëve s’mund të pranohej kurrë, nuk ka sistem më të turpshëm, si një sistem i diktaturave dhe i post-skllavopronarisë
Berisha: Opozita ka pasur përgjegjësitë e veta në rezultatin e zgjedhjeve, por në 30 vite nuk më ka shkuar ndërmend të bojkotoj zgjedhjet e përgjithshme, jo asnjëherë, por të them të vërtetën, kur doli 1 milion të dhënat personale, të kisha qenë kryetar partie, jo në rrethanat e djegies së mandateve, në ato zgjedhje unë nuk merrja pjesë. Vetëm sistemi i patronazhistëve s’mund të pranohej kurrë, nuk ka sistem më të turpshëm, sistemi i diktaturave, sistemi i post-skllavopronarisë, i njohur ky.
Berisha tregon çfarë do të bënte nëse Basha do e përjashtonte nga grupi parlamentar
Berisha e konfirmon: Të premten do të jem në Kuvend, nuk fshihem pas mandatit
Berisha shtoi se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e nxorën PD-në me 60 mijë vota më pak se në vitin 2013 dhe se Rama mund ta dyfishojë batërdinë zgjedhore në elektoralet e ardhshme.
Berisha: Nëse opozita nuk gjen forma, modalitete, veprimtarish, aktivitetesh, Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë masakrën zgjedhore apo batërdinë zgjedhore.