FOTO&VIDEO

Një kosovari i grabitet vetura “Audi Q7” në Rrugën e Kombit

Rikthehen grabitjet e armatosura në Shqipëri, duke kthyer kujtesën në vitet e errëta 1997-1998. Viktimë e një grabitjeje të armatosur kanë rënë dy qytetarë nga Kosova në Rrugën e Kombit, pikërisht në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Gjashtë persona të armatosur me kallashnikov që udhëtonin me dy vetura, njëra prej të cilave e pajisur me sinjalizues të policisë, ia kanë marrë me forcë automjetin “Audi Q7” shtetasit M. A. 21 vjeç nga Korisha e Prizrenit.

M.A. bashkë me shokun e tij F.M., po ashtu 21 vjeç, ishin duke u kthyer nga pushimet që kishin kaluar në Budvë të Malit të Zi për në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së diel, ka njoftuar Policia në Lezhë. Sapo dy të rinjtë kishin kaluar qytezën e Milotit, kanë vënë re se prapa tyre qëndronin dy vetura dhe bazuar në raportin e Policisë, kishin menduar se bëhet fjalë për patrulla të rregullta policie.

Pas pak metrash, njëra veturë e ka tejkaluar dhe ia ka bllokuar rrugën. Pas kësaj, nën kërcënimin e armëve, i riu ka dorëzuar çelësat e veturës.

Viktima ka denoncuar rastin e grabitjes në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur që të kapin apo identifikojnë autorët.

“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë.

Drejtori I Përgjithshëm i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Tonin Vocaj, në një deklaratë për “KOHËN”, ka thënë se ngjarja po trajtohet me prioritet.

“Ngjarja kriminale e regjistruar mbrëmjen e së dielës po trajtohet me prioritet nga policia, pasi është mjaft shqetësues rikthimi I këtyre grabitjeve. Grupe kriminale po veprojnë, ku për objektiv kanë automjetet luksoze ku pasi i grabisin i çojnë dhe i çmontojnë”, tha Vocaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago