POLITIKE

Berisha mbërrin në SPAK, pritet nga qindra mbështetës. “Takohet” me Kryemadhin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga Apeli i GJKKO.

Ndërkohë në të njëjtën kohë në SPAK ka shkuar edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila ka të njëjtën masë me Berishën, pra ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë me dhjetëra efektivë Policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.

Masa ‘detyrim paraqitje’ e vendosur ndaj Berishës nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur masën të motivuar politikisht.

PD u ka dërguar më herët strukturave një njoftim përmes mesazheve në celular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë, shkruan A2 CNN.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

2 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

2 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

7 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

7 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

7 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

8 orë ago