Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rustem Berisha, ka folur për tranzicionin e FSK-së në Ushtri dhe raportet me faktorin ndërkombëtarë pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë.
Ai ka hedhur poshtë zërat se marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë janë zbehur pas vendosjes së taksës.
Ministri Berisha ka thënë se kjo ka qenë retorikë e disa liderëve politikë duke përmendur edhe zërat se mosheqja e taksës mund të ndikojnë në mbylljen e Bondsteelit.
“Kjo ka qenë më shumë retorikë politike e disa liderëve të caktuar, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur zëra që edhe Bondsteel do të tërhiqet nga këtu nëse nuk hiqet taksa. Por këto janë garë politike të disa individëve se sa që ka diçka realitet sepse Bondsteel nuk funksionin mbi bazën e politikave ditore, por kanë plane afatgjate. Nuk marrin vendime të analizuara të pamatura. Nuk ka pasur asnjë zbehje në kuptimin e bashkëpunimit. SHBA e kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm sidomos me gardën LOWA-s, mbi 100 aktivitete bilaterale i kemi në bashkëpunim mes FSK-LOWA-s. Ne çdo herë kur kemi biseduar me shtetet tjera e kemi marrë gardën e LOWA-s se duhet të rrisim bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve”, ka thënë Berisha për Ekonomia Online.
Duke folur për tranzicionin e FSK-së, ministri tha se janë në fazën e parë dhe ajo që vlenë të theksohet sipas tij është se të gjitha të arriturat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara të realizohen në fazën e parë sidomos në vitin e parë të fazës së parë të planit gjithëpërfshirës të fazës së tranzicionit janë në përfundim e sipër.
“Liderët politikë bënë garë politike, raportet me miqtë ndërkombëtarë nuk janë zbehur dhe Ministria e Mbrojtjes që nga data kur kanë hyrë ligjet në fuqi kanë vazhduar me progresin në ngritjen e kapaciteteve të tyre sidomos në këtë fazë kemi pasur disa të arritura që kanë të bëjnë me akte nënligjore diku prej 28 akteve në rregullore, 11 prej tyre kanë qenë prioritet dhe pothuajse të gjitha janë përfunduar sipas afateve kohore që kanë qenë të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”.
“Janë miratuar simbolet, gradat e oficerëve, nënoficerëve, flamujt, rregullorja e riorganizimit të brendshëm të ministrisë dhe FSK-së, përshkrimi i detyrave, targat e FSK-së dhe shumë e shumë aktivitete tjera, por tani në përmbyllje të kësaj vlen të theksohet se ne diku 95 për qind edhe strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe FSK-së e kemi riorganizimin sipas organogramit apo strukturës së re që është miratuar nga Qeveria e Kosovës, ditën e Forcës kur do të jetë me 27 besoj që edhe rreshtimi i njësive do të jetë sipas strukturës apo organogramit të ri”, shtoi tutje.
Ministri Berisha tha tranzicioni i FSK-së nuk mund të bëhet në një afat më të shkurtët se që është paraparë.
“Janë shumë faktorë që ndikojnë, nuk është vetëm koha. Kemi të bëjmë me personelin, përgatitjen në blerjen e armatimit, ngritjeve të kapaciteteve mbrojtëse. Ky plan që është i paraparë është i analizuar dhe i studiuar mirë, dhe i paraparë në detaje si dhe i harmonizuar në buxhetin që do ta kemi që mos të jemi barrë e buxhetit të Kosovës. Plani i rekrutimit është i paraparë. 2500 aktiv do t’i kem në të ardhmen brenda afatit 10 vjeçar 5 mijë aktiv nga 800 rezervë do ti kemi 3 mijë rezervë. Gjitha këto edhe për përgatitje për trajnime të ndryshme kërkohet kohë. Ne jemi të përkushtuar tani për tani, duhet të vazhdojmë me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit që çdo aktivitet që përfundohet të jetë mirë i analizuar i studiuar dhe të jetë afatgjatë. Çdo kapacitet që ndërtohet të jetë me standarde të NATO-s”, ka bërë të ditur ai.