Në një lëvizje surprizë, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën hyri mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
https://www.youtube.com/watch?v=uxRuPICFXHw&ab_channel=FMImagesAlbania
Për mediat, Berisha tha se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i mbledhjes së parë i Komisionit që pas ngritjes me votën e Kuvendit në 11 dhjetor.
Ai tha se shumica nuk përjashton pakicën dhe se deputeti Basha mund të qëndrojë si fraksion.
Berisha i bëri thirrje të reflektojë deri me 18 dhjetor.
“Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të mendojë të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës. Vullneti i anëtarëve triumfoi. Shqiptarët panë spektaklin e lirisë më të bukur”.