Kryetari i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, Bekë Berisha, i ka parashtruar pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me arrestimet e oligarkëve apo komandantëve të Policisë së Kosovës.
Pytjet e Berishës erdhën pasi Sveçla gjatë raportimit të tij në Kosomision, ka deklaruar se ka zyrtarë policorë që janë të përshirë në afera korruptive, raporton Gazeta Sinjali.
“A ish dashtë me dhënë dorëheqje naj kush për shkak të numrit kaq të madhe dhe të korrupsionit të këtyre policëve. Për me ja u përkujtu juve, ju i keni pasur në maje të gjuhës oligarkët. Oligarkët janë qita që kanë pare. Nuk po e shohim që e keni arrestuar ndonjë kësi oligarkë, ndonjë komandantë të policisë, pse s’po i arrestoni qita, por ata policët e vogël”, ka thënë Berisha.
E Sveçla tha se padyshim se gjithë ata që janë të përfshirë në krime të niveleve të larta duhet që të përndiqen.
“Patjetër që ata që janë të përshirë në krime të niveleve të larta duhet të përndiqen dhe të arrestohen. Për të arritur në atë stad ku arrestohen oficerë të lartë, ku arrestohen oligarkët, ku arrestohen kriminelët e niveleve të larta e edhe politikanët që janë të përfshira në aktivitetet kriminale, ne duhet të kemi një forcë me kredibilitet maksimal”, tha ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…