Në rast se Edi Rama del sërish kryeministër nga zgjedhjet e 11 Majit 2025, a do ta japë dorëheqje Sali Berisha?
Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua Berishës në emisionin “Opinion” mbrëmë dhe ai u u përgjigj se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Berisha u shpreh madje se do t’i fitojë zgjedhjet.
Sipas tij, Rama nuk ka shanse më për fitore dhe tha se kryeministri ka shuar Partinë Socialiste.
“Nuk mund të pranoj atë që s’ndodh. Unë do i fitoj zgjedhjet. Si mund t’i humbas zgjedhjet me një njeri që pak me thënë urrehet universalisht nga qytetarët? A e ke marrë vesh se çfarë lufte të brendshme po bëjnë ata me njëri-tjetrin? ‘Kreu i organizatës dhe Rama i përfshirë me ta.
Pra, nuk kanë shans më për fitore. Aty qarkullojnë një grup njerëzish të inkriminuar gjer në palcë, por që vetëm sa çdo shkelje do të jetë barrë e tmerrshme ligjore mbi ta. Po flas për ministrat, për qeveritarët. Partia Socialiste nuk ekziston. PS është shuar, e ka transformuar. Ata do më votojnë mua”, ka thënë Berisha.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…