POLITIKE

Bërnabiq thotë se Vuçiq është i stresuar për çështjen e Kosovës: Nuk ka fjetur me net të tëra

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur pasi u raportua se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. 

Ajo për mediat serbe ka thënë se Vuçiqin e ka kapur një grip.

Ndër të tjera, Brnabiq ka thënë se Vuçiq është stresuar edhe për çështjen e Kosovës.

“Ai nuk po pushon, mund ta them. Do të doja që ai të pushonte edhe pak. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë, nuk mendoj se ai ka fjetur për net të tëra. Atë e ka kapur një grip. Imuniteti i është dobësuar, natyrisht nga gjithë ky stres”, tha Brnabiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

44 minuta ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

8 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago