“Beteja” e nxehtë në Ballkan, Rusia sfidon amerikanët në Shqipëri, çon ushtrinë në Serbi

Ballkani kthehet edhe njëherë në kryefjalë e gjeopolitikës. Prej disa javësh në Shqipëri kanë zbarkuar mijëra trupa dhe armatime, artileri e rëndë amerikane në kuadër të stërvitjes më të madhe të NATO-s, “Defender Europë 21” teksa ushtrimet janë përqendruar në 7 baza edhe në Shqipëri.

Ashtu sikur pritej, Rusia nuk ka qëndruar indiferente duke bërë lëvizjen e saj. Moska dhe Beogradi vendosën që të nisin stërvitjen e 200 trupave speciale që do të përfshijë “shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak”, gjuajtjen me municione të vërteta dhe sulmet “anti-terroriste”.

https://www.youtube.com/watch?v=6VBxKj6ngn4&t=23s&ab_channel=%D0%96%D0%B2%D0%B0%D0%BD%D0%B4%D1%80%D0%B0%D0%9B%D0%B8%D0%BB%D0%B8%D0%96%D0%B2%D0%B0%D0%BD%D0%B4%D1%80%D0%B0%D0%9B%D0%B8%D0%BB%D0%B8

“Duke demonstruar aftësi të larta luftarake dhe profesionalizëm, njësitë e forcave speciale të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë kryen me sukses të gjitha detyrat e caktuara” shkruajnë mediat serbe.

Kjo stërvitje e Rusisë në rajon shikohet si lëvizje për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon.