BOTA

Betejë ajrore Kiev-Moskë, ukrainasit zmbrapsin breshërinë e dronëve rusë mbi kryeqytet

Beteja e dronëve mes Moskës edhe Kievit ka vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, teksa sulmet kanë ndryshuar drejtim.

Teksa të martën një dron ukrainas goditi për të dytën herë në 48 orë një qiellgërvishtës në zemrën ekonomike të Moskës, këtë mbrëmje kanë qenë forcat në Kiev, të cilat kanë rrëzuar më shumë se 10 dronë mbi kryeqytet.

Sipas Serhiy Popko, kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit forcat ruse përdorën municione me breshëri dronësh Shahed, me të cilët besohet se Moska është furnizuar nga Irani.

“Grupet e dronëve iu afruan Kievit njëkohësisht nga disa drejtime. Megjithatë, forcat e mbrojtjes ajrore zbuluan dhe shkatërruan të gjitha objektivat ajrore – mbi 10 UAV – në kohën e duhur”, shkroi Popko në Telegram të mërkurën herët.

Ai tha se mbeturinat nga dronët kanë rënë në lagjet Solomianskyi, Holosiivskyi dhe Sviatoshynskyi në Kiev dhe se disa ndërtesa jo-rezidenciale dhe sipërfaqe rrugore janë dëmtuar, por nuk ka dëme serioze apo zjarre.

Në mëngjes herët edhe kreu i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Oleh Kiper paralajmëroi gjithashtu për sulme me dron në këtë rajon.

Sipas një postimi në Telegram, Kiper u kërkoi njerëzve në Odesa të strehoheshin ndërsa mbrojtja ajrore ishte në punë duke sprapsur sulmin rus.

Pavarësisht angazhimit të forcave ukrainase në betejë, sulmi me dronë i rusëve ka dëmtuar portin dhe infrastrukturën industriale të Odesës.

“Natën, armiku drejtoi UAV-të sulmuese në jug të rajonit të Odesës. Si pasojë e sulmit kanë rënë zjarre në objektet e infrastrukturës portuale dhe industriale të rajonit, si dhe është dëmtuar një magazinë drithërash. Të gjitha ekipet e reagimit janë në vendngjarje”, ka shkruar më pas Kiper në Telegram.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago