FOTO&VIDEO

Betohen kryetarët në Veri. Lista Serbe “pip” para flamurit të Kosovës: Ishte kapitull i errët

Pas dy vitesh e gjysmë nën udhëheqjen e kryetarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, nga e premtja e 5 dhjetorit komuna e Mitrovicës së Veriut do të udhëhiqet nga kryetari Millan Radojeviç nga Lista Serbe. Ky subjekt politik ka marrë kontrollin e të katër komunave veriore pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Seanca për betimin e këshilltarëve lokalë dhe kryetarit të zgjedhur të Mitrovicës së Veriut nuk kaloi pa incidente. Këshilltari lokal Marko Jokshiç, nga iniciativa qytetare “Veriu për të gjithë”, sapo filloi seanca, nxori flamurin që përfaqëson botën serbe, pavarësisht se përballë tij ishte flamuri shtetëror i Kosovës dhe fotografia e presidentes Vjosa Osmani, shkruan A2 CNN. Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal i kërkuan kryesuesit të seancës që flamuri duhej të hiqej para se të vazhdohej me betimin.

Seanca rifilloi vetëm pas largimit të flamurit, ndërsa Jokshiç u mundua të arsyetohej se ndihej nën presion. Kjo nxiti edhe reagimin e këshilltarëve lokalë shqiptarë.

“Në këtë moment ndihem i rrezikuar dhe i pasigurt, sepse në këtë sallë, përveç nesh dhe gazetarëve, po qëndrojnë edhe pjesëtarë të policisë. I kam pyetur kolegët shqiptarë nëse kanë frikë nga ne, nga serbët, dhe ata kanë thënë se jo”, tha Marko Jokshiç, nga “Veriu për të gjithë”.

“Nuk ka nevojë nëse parafolësi ndihet i kërcënuar ose diçka tjetër. Gjithsesi, jemi këtu për t’u betuar në këtë seancë konstituive në Mitrovicën e Veriut dhe në Republikën e Kosovës”, tha Aida Doli, nga Vetëvendosje.

“Jemi ardhur këtu të betohemi në mbledhjen solemne. Nuk ka nevojë të politizohet asgjë. Ta kryejmë këtë siç e do ligji dhe rendi. Dëshirat mund të jenë të tjera, por kjo është ajo që duhet të respektohet: ligji dhe rendi. Mos ta politizojmë”, tha Emira Zemi e PDK.

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviç, në fjalën e tij tha se me rikthimin e tyre po mbyllet një kapitull i errët në këtë komunë. “Deri në vitin 2022, komuna e Mitrovicës së Veriut ishte i vetmi mjedis urban multietnik me të cilin ishim të gjithë krenarë. Në periudhën e mëparshme ndodhën disa ndryshime për të cilat qytetarët nuk ishin dakord, dhe ata e shprehën qartë vullnetin e tyre në këto zgjedhje. Qytetarët na dhanë mandatin për të mbyllur një kapitull të errët dhe për të punuar në interes të qytetarëve dhe komunës së Mitrovicës së Veriut”, tha ai.

Seancë në përputhje me ligjin u mbajt edhe në komunën e Zveçanit, aty ku Dragisha Milloviç dha betimin si kryetar. “Pas 3 viteve, kjo ditë është solemne. Kuvendi po merr përfaqësuesit legjitimë. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë qytetarët tanë që na kanë dhënë besimin. Periudha para nesh nuk do të jetë e lehtë, do të jetë me sfida. Të ruajmë së paku paqen dhe sigurinë në hapësirën e komunës. Çdo familje që banon në Zveçan të ndihet e sigurt”, tha ai.

Duke respektuar simbolet dhe flamurin shtetëror të Kosovës, betimin e dhanë edhe Millosh Peroviç në Zubin Potok dhe Zoran Todiç në Leposaviç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago