Diktatori i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, reagoi ashpër pas një sulmi me dron ndaj një godine në kompleksin e rrokaqiejve “Grozny City”, në kryeqytetin çeçen.
Sulmi ndodhi mëngjesin e 5 dhjetorit dhe shkaktoi zjarr, dëmtime të shumta në fasadën e ndërtesës dhe tym të dendur, por fatmirësisht pa viktima.
Në një deklaratë në Telegram, Kadyrov e cilësoi goditjen si përpjekje për të trembur popullsinë civile dhe si shenjë të “impotencës” së kundërshtarit.
“Sulmet ndaj civilëve s’janë gjë tjetër veçse prova të dobësisë. Ata që s’arrijnë sukses në fushëbetejë, synojnë të krijojnë iluzione presioni me goditje të tilla”, shkroi ai.
Kreu i Çeçenisë paralajmëroi një kundërpërgjigje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë.
“Armiku do ta marrë shumë shpejt ‘dhuratën time personale’. Ndërtesën do ta riparojmë shpejt”, deklaroi Kadyrov.
Autoritetet ruse raportuan se sulmi u krye nga një dron ukrainas, ndërsa pamjet nga vendngjarja treguan dëmtime të mëdha në disa kate të kompleksit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…