US President Joe Biden promised on Thursday to hunt down and destroy the ISIS-K terrorists/Reuters
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se ai po e përcakton Katarin si një aleat kryesor i SHBA-së jo anëtar i NATO-s “për të pasqyruar rëndësinë e marrëdhënieve tona”.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, presidenti Biden tha se Doha ka qenë “qendër për shumë nga interesat tona më jetike”, përfshirë për ndihmën e misionit të SHBA-së në Afganistan, veçanërisht përpjekjet e gushtit për evakuim, ndihmën për Rripin e Gazës së rrethuar dhe për “mbajtjen e presionit” ndaj ISIS-it.
Presidenti amerikan tha se po njofton Kongresin për marrëdhëniet e përmirësuara, për të cilat tha se është e “vonuar prej kohësh”.
SHBA dhe KAtari po shënojnë 50-vjetorin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe, ndërsa al-Thani tha se gjatë takimit të tij me presidentin Biden ai do të trajtojë “të drejtat e barabarta të popullit palestinez” dhe “çështje të tjera në rajon”.
Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar takimin dypalësh si mundësi për udhëheqësit e SHBA-së dhe Katarit që të trajtojnë çështjet rajonale dhe globale “me interes të ndërsjellë”, përfshirë furnizimet globale të energjisë, ndihmën për popullin afgan dhe përforcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.
Kjo përfshin një marrëveshje të sapo nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë për transportuesin kryesor ajror të Katarit për të blerë deri në 55 avionë të tipit ‘Boeing 777-8 Freighters’. Marrëveshja po ashtu përshin motorë ‘General Electric 90’ për dy avionë mallrash ‘777’.
Marrëveshja vlerësohet në mbi 6.8 miliardë dollarë.
Marrëveshja është konsideruar si një përpjekje për të zgjeruar operacionet e transportit të mallrave nga kompania ‘Qatar Airways’, e cila tashmë është lider i operacioneve në industri, me shefin ekzekutiv të kompanisë, Akhbar al-Baker, i cili ka deklaruar se ka “plane ambicioze për të ardhmen e operacioneve të ngarkesave”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…