KRYESORE

Biden foli me Putinin: Pushtojeni Ukrainën dhe do i shihni kostot

Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë bisedës me presidentin rus Vladimir Putin ka thekuar se nëse Rusia pushton Ukrainën do të përballet me kosto të rënda.

Biden ka thekuar se nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë.


Gjithashtu ai përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të shkaktonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlojë pozitën e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”, ka thënë Biden.

Telefonata e presidentit amerikan Joe Biden me homologun rus Vladimir Putin filloi në orën 11:04 të mëngjesit të së shtunës.

Biseda mes liderëve zgjati një orë e dy minuta.

Kjo vjen pas një jave përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit ukrainas.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur disa forca amerikane nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

Vetë Putin, e kishte kërkuar telefonatën të zhvillohej të hënën, por Biden ka këmbëngulur se sa më parë ajo të kryhet, aq më mirë është.

Më herët gjatë ditës sotme, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Lavror, ku ripërsëriti qartësisht qëndrimin e SHBA-ve karshi prezencës ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.

“Një agresion i shtuar rus, do të ndeshet me një përgjigje masive dhe të bashkuar Transatlantike”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago