KRYESORE

Biden i frikësohet një shpërthimi tjetër në aeroport: Mund të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se situata në Kabul vijon të jetë shumë e rrezikshme dhe se një tjetër sulm kamikaz, si ai që vrau më shumë se 150 civilë, mund të ndodhë brenda 36 orëve të ardhshme.

“Kërcënimi për sulme terroriste në aeroport vijon të jetë i lartë. Komandantët më kanë informuar se një sulm tjetër ka shumë mundësi që të ndodhë në 24-36 orët e ardhshme. U kam thënë që të marrin të gjitha masat e mundshme për të pasur prioritet sigurinë e trupave tanë”, deklaroi Biden.

Presidenti amerikan theksoi se sulmi me dron ndaj ISIS-K, ku sipas Pentagonit janë vrarë dy persona me peshë të këtij grupimi, nuk do të jetë i fundit.

“Thashë që do t’i gjenim personat përgjegjës për sulmin kamikaze ndaj trupave tanë dhe civilëve të pafajshëm në aeroport dhe këtë gjë bëmë. Ky sulm nuk është i fundit. Do të vazhdojmë të ndjekim çdo person të përfshirë në atë sulm të tmerrshëm dhe ata do të paguajnë për atë që bënë”, tha Biden.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago