KRYESORE

Biden kërcënon Putinin: Nëse sulmon aleatët tanë në NATO, do të kemi trupat amerikane në Rusi

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërcënuar homologun rus, Vladimir Putin, që të mos prekë as edhe një centimetër të NATO-s, përndryshe do ta paguajë shtrenjtë.

“Për 75 vite, NATO ka ruajtur paqen në Europë, ka qenë guri i themelit të sigurisë amerikane. Dhe nëse Putini sulmon një aleat në NATO do të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s, siç kërkon traktati. Do të kemi diçka që nuk e duam. E bëjmë të qartë që nuk e duam… nuk kërkojmë të kemi trupat amerikane duke luftuar në Rusi ose duke luftuar kundër Rusisë”, tha Biden gjatë një fjalimi përpara kombit amerikan, pas vizitës së tij në Izrael.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk e paguajnë për terrorin e tyre, kur diktatorët nuk e paguajnë për agresionin e tyre, ata shkaktojnë më shumë kaos dhe vdekje dhe më shumë shkatërrim.

Ata nuk ndalen dhe kostot dhe kërcënimet ndaj Amerikës dhe botës vetëm sa shtohen”, shtoi presidenti amerikan.

“Kështu që nëse nuk e ndalojmë oreksin e Putinit për fuqi dhe kontroll në Ukrainë, ai nuk do të kufizohet vetëm tek Ukraina. Putini ka kërcënuar duke i kujtuar Polonisë që tokat e saj perëndimore ishin dhuratë nga Rusia. Një prej këshilltarëve të tij kryesorë, një ish-president i Rusisë, ka quajtur Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, provincat baltike të Rusisë. Këta janë të gjithë aleatë në NATO”.

Biden deklaroi gjithashtu se suksesi i Izraelit dhe Ukrainës në luftërat e tyre është jetik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, Biden kërkoi një angazhim të administratës amerikane për këto dy konflikte, teksa u zotua se do t’i kërkojë Kongresit paketa ndihme miliarda dollarëshe.

“Nëse agresioni ndërkombëtar lejohet të vazhdojë, konflikti dhe kaosi mund të përhapen në pjesë të tjera të botës. Hamasi dhe Putini përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një të përbashkët. Ata duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje”, tha Presidenti Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se kjo ishte arsyeja kryesore pse në ditët në vijim do t’i dërgonte Kongresit një kërkesë urgjente për financim me vlerë 105 miliardë euro.

Fjalimi i Presidentit Biden vjen një ditë pas udhëtimit në Izrael, ku ai tregoi solidaritet me betejën e këtij vendi kundër Hamasit ndërsa bëri thirrje për më shumë ndihma humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago