POLITIKE

Biden për Orbanin: A e dini se me kë u takua Trumpi, me njeriun që e do diktaturën

Presidenti amerikan, Joe Biden kritikoi mbrëmë rivalin republikan, Donald Trump për takimin me Viktor Orbanin, duke thënë se kryeministri hungarez po kërkonte të vendoste një diktaturë.

Orban njoftoi gjatë ditës së djeshme se është takuar me “mikun e tij të mirë” Donald Trumpin në Florida, raporton cnn.

Udhëheqësi hungarez është një nga liderët e paktë në Evropë që përkrah kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër demokratit Biden.

“A e dini se me kë po takohet sot në Mar-a-Lago?”, Biden u tha mbështetësve gjatë një tubimi të fushatës. “Orbanin nga Hungaria, i cili tha hapur se nuk mendon se demokracia funksionon dhe se ai dëshiron një diktaturë. Unë shoh një të ardhme në të cilën ne mbrojmë demokracinë, jo në të cilën e dobësojmë atë”, tha 81-vjeçari demokrat.

Orban ka publikuar mbrëmë në rrjetet sociale një foto me ish-presidentin amerikan me fjalët, “Make America Great Again”, që është slogani i fushatës së Trumpit. “Kthehu dhe na sill paqen president”, shkroi hungarezi në platformën X.

Ndryshe, Hungaria është i vetmi anëtar i Bashkimit Evropian që ka mbajtur lidhje të ngushta me Kremlinin pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Orban refuzon të dërgojë mbështetje ushtarake në Ukrainë dhe rregullisht bën thirrje për një armëpushim, i bindur se Kievi nuk mund të fitojë kundër Rusisë.

Trump po u kërkon vazhdimisht republikanëve në Kongresin amerikan që të bllokojnë projektligjin që parasheh 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane për Kievin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago