Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rezultuar negative për për koronavirus për herë të dytë, por mbetet në karantinë.
Merkel, 65 vjeç, ka qenë duke punuar nga shtëpia në Berlin që kur zbuloi se një mjek që së fundmi i bëri asaj një vaksinë ishte testuar pozitiv për sëmundjen. Kancelarja në testin e parë doli negativ dhe këtë të mërkurë në testin e dytë ka qenë po i njëjti rezultat.
“Kancelarja vazhdon të punojë nga karantina në shtëpi dhe do të testohet përsëri në fillim të javës tjetër”, tha zëdhënësi.
Lajmi erdhi ndërsa niveli i infeksioneve të reja në Gjermani ra nga 21 përqind në 15 përqind sot ndërsa shkalla e vdekjes së vendit mbeti jashtëzakonisht e ulët. Shifrat zyrtare nga instituti shëndetësor Robert Koch treguan se numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani u rrit me 4,118, duke shkuar nga 27.436 në 31.554.