Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e mërkurë. Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, një cent më pak se dje. I benzinës 1.74 euro, dy centë më pak se një ditë më parë. Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar 0.78 euro.
Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.
Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët.