FOTO&VIDEO

BIK del kundër martesave të së njëjtës gjini, Tërnava: Islami nuk e lejon assesi, në asnjë mënyrë

Në seancën e sotme të Kuvendit do të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil, i cili lejon martesat e së njëjtës gjini. 

Para nisjes së seancës, Bashkësia Islame e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj kundër martesave së të njëjtës gjini.

Sipas BIK-ut ato janë në kundërshtim me parimet islame.

Ky institucion fetar ka shpërndarë në faqen zyrtare një intervistë të Myftiut Naim Tërnava, të dhënë në qershor të vitit të kaluar, ku flitet për këtë temë.

“Nuk kam t’bëj me ligje, unë kam t’bëj me qëndrime në islam. Qëndrimi im është ky dhe nuk ndryshon, pavarësisht çka thotë ligji. Ligji tërë ditën le t’flet, fjala e Zotit është fjalë e Zotit, fjala e Pejgamberit është fjalë e Pejgamberit. Sipas parimeve islame nuk lejohet asesi, në asnjë mënyrë, asnjëherë të shtrembërohet natyrshmëria e të qenit njeri. Nuk lejohen asesi “martesat”, po i quajmë “martesa” të një gjinie”, thotë Tërnava në këtë intervistë.

Ditë më parë, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete ka miratuar projekt-kodin civil që njeh martesat e gjinisë së njëjtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago