Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në Gjermani, ku një makinë u fut në tregun e Krishtlindjeve të qytetit Magdeburg duke marrë përpara turmën.
Më shumë se 60 persona u plagosën dhe të paktën dy vdiqën në një sulm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Policia ka arrestuar një të dyshuar. Sipas informacioneve zyrtare bëhet fjalë për një mjek nga Arabia Saudite.
🇩🇪 | URGENTE: imágenes del atropello masivo en un mercado navideño de Magdeburgo, Alemania. Al menos 11 muertos y más de 60 heridos. pic.twitter.com/Hkh5oYq83l
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) December 20, 2024
BILD raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit, ndërsa WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është një burrë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974, i cili e kishte marrë me qira automjetin e tij pak para sulmit.
❗️🇩🇪 – In Magdeburg, Germany, a car deliberately drove into a crowd at a Christmas market, killing at least eleven people and injuring around 60, with some in critical condition, according to the Magdeburger Volksstimme. Emergency services, including rescue teams and… pic.twitter.com/6OhL6qL1BH
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) December 20, 2024
Ndërkohë, zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe dyshohet se brenda makinës të llojit “BMË” ndodhet eksploziv, i pashpërthyer.
Sakaq, ekipet e shpëtimit kanë ngritur çadra në treg për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve pranë bashkisë së qytetit, në rrjedhën e lumit Elba. Në ndihmë të autoriteteve lokale në Magdeburg janë nisur edhe autoambulanca, por edhe helikopterë shpëtimi nga qyteti i Halle.
Videot që po qarkullojnë në mediat sociale tregojnë makinën që kalon me shpejtësi mes përmes turmës, ndërsa njerëzit vrapojnë në panik për të shpëtuar. Raportohet ndërkohë se makina ka ecur për të paktën 400 metra në treg.
Në mediat gjermane, dëshmitarët okularë thonë se makina e agresorit pasi ka kaluar barrierat ka marrë para disa familje, ndërsa drejtuesi ecte në mënyrë zigzag për të goditur sa më shumë njerëz.
Në komentin e parë për ngjarjen, kryeministri i rajonit Saksoni-Anhalt, Rainer Hasselof theksoi se është “një ngjarje e tmerrshme, sidomos tani në ditët para Krishtlindjeve”.
Sipas përfaqësuesit të qeverisë së rajonit Saksoni-Anhalt, Matthias Suppe, është “një sulm i dukshëm terrorist”. Edhe përfaqësuesi i qytetit, Marcel Reif, tha se sipas informacioneve të para bëhej fjalë për një sulm.
Ndërsa, Kancelari Olaf Scholz reagoi në platformën ‘X’ se “raportet nga Magdeburgu tregojnë diçka të keqe.
“Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë pranë jush dhe popullit të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për shpëtimtarët e përkushtuar në këto orë fatkeqësie”, shkroi ai.
Kandidati për kancelar i CDU, Friedrich Merz, reagoi duke thënë se “lajmet nga Magdeburgu janë shumë dëshpëruese”.
Kryetarja e AfD, Alice Weidel i cilësoi po ashtu këto imazhe si tronditëse , duke kërkuar llogari përmes pyetjes: “Kur do të përfundojë kjo çmenduri?”.