Prestigjiozja gjermane BILD ka bërë një analizë lidhur me situatën e brishtë të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, ku sipas saj sinjalet e dhëna mund të jenë pjesë e “një planifikimi rus për të nisur një luftë të re në rajon”, dhe këtë “po e bën përmes Serbisë”.
Ekspertët e Ballkanit, sipas BILD, paralajmërojnë se Putin po planifikon një luftë të re në Ballkan, para zgjedhjeve të Parlamentit Europain dhe këtë “fushë beteje” e shikojnë në Kosovë.
“Putini do të krijojë një fushë të dytë beteje në Ballkan përpara zgjedhjeve evropiane me ndihmën e presidentit serb”, shkruan BILD.
Eksperti serb Jakov Devçiç, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë/Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, të lidhur me CDU, tha se ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb dhe kjo u pa edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë që pas nisjes së luftës në Ukrainë.
“Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Dacic (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë. Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy ish-shefi i inteligjencës Vulin dhe Daçiç përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si të irritojë Perëndimin politikisht”, tha Devçiç.
BILD vijon shkrimin ku thotë se “ndërsa Vulin dhe Daçiç janë në Moskë, ka trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. 30 ushtarë nga aleanca perëndimore u plagosën. Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës në shtator 2023. Vritet një polic kosovar. Vuçiç dislokon trupat në kufi”.
Në analizë theksohet edhe mungesa e Vuçiç në samitin BE-Ballkan në tetor 2023, i cili udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin. Këtë fillim viti, Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të cilin analiza e BILD ngre pyetjen nëse është mobilizim.
“Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa u rritur prania perëndimore në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiç.
Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…
Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…
Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…
Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…
Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…
Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…