Gazeta beogradase “Novosti” e ka quajtur skandaloze deklaratën e ish-shefit të diplomacisë suedeze Karl Bild që në rrjetin social Twitter foli për humbjen në betejën e Kosovës që ende vajtohet e festohet tek serbët.
Ish-kryeministri suedez dhe diplomati Bild e ka gjetur të nevojshme që të publikoj një status me rastin e shënimit të ditës së Vidovdanit – Betejës së Kosovës të humbur para me shumë se 600 vjet.
Ai nuk ka marr për bazë fare rëndësinë që për popullin serb dhe simbolikën që ka ajo tek serbët duke theksuar se kjo është ditë e betejave historike.
“Shumë serb edhe më tutje shqetësohen për shkka të humbjes së betejës së Kosovës, por është shumë vështirë që të gjendet një suedez i vetëm që brengoset e vajton humbjen e betejës së Poltavës që ka ndodhur më shumë se 300 vjet më parë”, ka shkruar Bild në Twitter.
Ky publikim nuk ka kaluar pa reagime dhe përgjigje thekson “Novosti” , ndërsa ndaj politikanit suedez më së shumti kanë reaguar serbët dhe shqiptarët me argumentet e tyre.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…